Shumë emigrantë nga shtete si Tunizia, Burundi dhe India po përdorin Serbinë si pikë tranziti në rrugëtimin e tyre drejt shteteve të Bashkimit Evropian dhe ky fakt duket se ka alarmuar Gjermaninë ku është propozuar ngrirja e negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE. “Serbia po dërgon njerëz të shumtë nga vende si India, Burundi dhe Tunizia në Bashkimin Evropian. Serbia po u shkakton vuajtje emigratëve që i lejon të hyjnë në vendin e tyre nga shtete jashtë BE-së duke i dërguar më pas në vende të ndryshme evropiane me qëllim destabilizimin e Evropës. Duke pasur parasysh këtë, ne besojmë se negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE duhet të ngrihen”- tha Konstantin Kuhle, nënkryetar i klubit përfaqësues të FDP-së në pushtet.

Këto deklarata Kuhle i dha në një interviste për të revistën Der Spiegel ku ndër të tjera ai kritikoi dhe afërsinë e Serbisë me Rusinë. “Një vend që justifikon dhe mbron një luftë agresioni kundër një vendi tjetër evropian nuk duhet të jetë anëtar i Bashkimit Evropian” –shtoi Kuhle.

Edhe ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, ka përsëritur sot kritikat e saj për politikën e vizave serbe. “Serbia duhet të përshtatë politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian. Politika aktuale e vizave të Serbisë është e orientuar drejtë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është e papranueshme”- tha Faeser gjatë takimit të ministrave
të brendshëm të BE-së në Luksemburg.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *