Gjermania kalon në çerekfinale pasi mposhti Danimarkën në një përballje e cila ofroi rivalitet për 60 minuta.
Gjermania krijon volum dhe raste ndërsa danezët ekulibrojnë sfidën në momente të caktuara.
Havertz zhbllokon rezultatin me penallti dhe goli dekurajon danezët.
Skuadra e Nagelsman dyfishon me Musialën pas një kundërsulmi.
Për danezët rastin më të pastër e pati Hojlund, por sulmuesi nuk tregohet i saktë përballë Nojer.
Gjermania pret në çerekfinale fituesin e përballjes Spanjë-Gjeorgji.