Damian Gjiknuri tha se miratimin për inceneratorin e Elbasanit e kishte dhënë pas miratimit të tij paraprak me vendim qeverie.

Gjiknuri u shpreh se nëse nuk do e jepte miratimin, ai do të shkelte ligjin si ish-ministër i Energjitikës.

Sipas Gjiknurit, vendimi është marrë dhe nga kryeministri, Edi Rama, ndërsa ai ka zbatuar vetëm ligjin.

“Autorizimi që ka dhënë ministri i Energjisë ka qenë në zbatim të ligjit në zbatim të kontratës së lidhur, ku thuhet qartë që ministria ka detyrimin të pajisë me leje dhe autorizimet e nevojshme duke cituar edhe ligjet konkretëe. Ju, po t’i referoheni… Unë i nxorra se ma mori mendja që mund të bëhej kjo pyetje… Këtu ka një vendim qeverie, ka një vendim të Këshillit të Ministrave, ka edhe një vendim të Këshillit të Ministrave në lidhje me rregullat e impiantit të energjisë dhe çdo gjë ka një bazë ligjore. Mjafton një gazetar të marrë një jurist dhe të pyesi: Vendimi a ka dalë në zbatim të ligjit dhe të vendimeve të Këshillit të Ministrave në fuqi? Kaq e thjeshtë është kjo punë. Pra absurditeti 25 vjeçar është absurditeti më i madh. E kam thënë me ironi që e trajtojnë sikur në partinë e tyre, që njëri ka vulën, tjetri s’ka vulën. Impianti në 7 vjet pasi shfrytëzohet nga privati i dorëzohet shtetit dhe sot shteti e ka. Qarku i Elbasanit kanë edhe të drejtën edhe autorizimin edhe licensat që ka marrë ky impiant dhe prodhon energji dhe shet energji për të rikuperuar kostot ekonomike. Nëse nuk do të kisha dhënë autorizim për prodhimin e energjisë, atëherë unë do të shkelja ligjin.” – tha Gjiknuri para gazetarëve teksa i dorëzoi Blendi Klosit detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *