Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti nuk do të jetë në fsushë për dy përballjet me Çekinë dhe Ukrainën në Tiranë. 

Ai doli i dëmtuar nga fusha e lojës në sfidën e Atalantës me Udinezen në pjesën e parë. 

Kontrollet mjekësore dolën në përfundimin se Berat Gjimshiti nuk ka frakturë në këmbë, por i nevojitet pushim për t’u riaftësuar plotësisht.

Për rrjedhojë mungesa e tij mund të shtyjë trajnerin Silvinjo drejt dyshes Ismajli-Ajeti pasi dhe për Marash Kumbullën ka ende dyshime nëse mund të luajë në dy sfidat e Ligës së Kombeve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *