Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon marrjen në pyetje të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Shkresa ka mbërritur në protokollin e institucionit dhe përmes saj kërkohet vënia në dijeni e Sali Berishës për detyrimin e paraqitjes në gjykatë.
“Në zbatim të urdhrit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2025, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me nr. 117, datë 26.10.2023, e Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, që i përket shtetasit Sali Berisha, me objekt marrjen ne pyetje të personit nën hetime me qëllim marrjen në dijeni nga ana juaj.” – shkruhet në shkresë.