Gjykata e Posaçme ka vendosur të shpallë të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, lidhur me akuzat për shpifje kundër Adriatik Lapajt, kreut të organizatës “Shqipëria Bëhet”.

Sipas vendimit të GJKKO-së, deklaratat publike të Shehajt, ku akuzonte Lapajn për përfshirje me krimin e organizuar, nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes. Gjykata vendosi ta shpallë Shehajn fajtor vetëm për fyerje, duke e dënuar me një gjobë prej 300 mijë lekësh.

Në vendim theksohet se akuzat e Shehajt konsiderohen fyerje ndaj figurës së Lapajt, por nuk përbëjnë shpifje sipas ligjit.

Mbetet për t’u parë nëse palët do ta ankimojnë këtë vendim në Apelin e GJKKO-së.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *