Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe i dënuar vitin e kaluar me 2 vite e 4 muaj burg.

Tushe u lirua në janarin e këtij viti, por apelimi i vendimit solli ridënimin e tij, madje kësaj here me 3 vite e 4 muaj burg.

Ai do të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Fatos Tushe u gjet fajtor në akuzën e shpërdorimit tê detyrës në dy raste, ndërkohë që doli i pafajshëm në akuzën për favorizim në tendera gjatë kohës kur drejtonte bashkinë e Lushnjes.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *