Kryebashkiaku i Tiranës kishte ankimuar masën e sekuestrimit të telefonit celular, ndërsa Gjykata e Posaçme hodhi poshtë kërkesën e tij për ta rimarrë atë.

Erion Veliaj nuk u paraqit në këtë seancë, ku u përfaqësua nga avokati i tij.

Që prej ditës së parë në paraburgim, Veliaj ka pasur të përditshme akuzat ndaj prokurorit Olsi Dado, ndër to edhe akuza për marrjen e celularit.

Telefoni i Veliajt po përdoret në kuadër të hetimit nga SPAK-u, ndërsa në duart e hetuesve përfundoi edhe telefoni i bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa.

Edhe kjo e fundit kërkoi rikthimin e telefonit, por kërkesa e saj po ashtu nuk u pranua nga GJKKO-ja.

By Editor