Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtor pranë Bashkisë së Tiranës, i cili po hetohet për përfshirje në afera të dyshuara korruptive.
Nga “arrest me burg”, masa ndaj tij është zëvendësuar me “arrest shtëpie”, pas kërkesës së mbrojtjes dhe në bazë të arsyeve shëndetësore, të cilat janë pranuar nga gjykata.
Molla është një nga disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës të përfshirë në hetimet e SPAK, që lidhen me dyshime për shkelje ligjore në procedurat e prokurimeve publike dhe abuzime me fondet e bashkisë.
Ndërkohë, disa nga të hetuarit e tjerë mbeten në paraburgim, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë në kuadër të një operacioni më të gjerë kundër korrupsionit në nivel vendor.