Tenisti më i trofeshëm në historinë e këtij sporti, Novak Gjokoviç, postoi një video në rrjetet sociale duke vlerësuar klimën dhe garën e ndershme sportive në përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Respekti dhe loja e ndershme janë gjithmonë të mundshme! Bravo të dyja ekipeve për sjelljen e tyre” – shkroi Gjokoviç.

Këto komente nuk janë pritur mirë nga tifozët serbë, të cilët vërshuan me kritika ndaj tenistit.

Revolta e serbëve vjen pasi Gjokoviç, në vijimësi, ka mbajtur qëndrime në favor të ligjërimit nacionalist serb lidhur me Kosovën.

By Editor