Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç nuk e përmbajti mllefin e tij shovinist duke shfaqur një racizëm histerik ndaj shqiptarëvë ndërsa festonte golin e dytë të Vlahoviçit shënuar ndaj Zvicrës. Mediat kroate ishin të parat që dëshifruan racizmin e trajnerit serb teksa gëzimin e golit të shënuar nga skuadra e tij e përmbushte duke fyer nënat e shqiptarëve. “Ju *ifsha ato mamatë shqiptare”- ishte refreni i ekstazës së trajnerit serb pas golit të Vlahoviçit, teksa ky i fundit festonte duke treguar organin gjenital. Mediat kroate e kanë cilësuar si skandaloze sjelljen dhe fjalorin e trajnerit serb, por sipas tyre Shaqiri dhe Xhaka i dhanë leksionin e duhur ksenofobizmit primitiv të Dragan Stojkoviçit.
Reagimi dhe gjuha e rëndë që Granit Xhaka përdori në fundin e sfidës ndaj pankinës serbe, shihet si reagim ndaj fyerjeve të vazhdueshme ndaj tij dhe Xherdan Shaqirit, si nga stoli i Serbisë, ashtu dhe nga tifozëria serbe në stadium. Nuk përjashtohet mundësia që FiFA të nisë një hetim për episode e ndodhura gjatë sfidës mes Zvicrës dhe Serbisë.