Gjykata Penale Ndërkombëtare njoftoi lëshimin e urdhër-arrestit për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ai sëbashku me Maria Belova, zyrtare ruse për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, akuzohen për dëbim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina gjë e cila përbën krim lufte.
“Ka arsye për të besuar se çdo i dyshuar është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, sa i përket fëmijëve ukrainas.”- thuhet ndêr të tjera në referimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Vendimi i Gjykatës me seli në Hagë u konsiderua si vendim historik nga drejtuesit politikë të Ukrainës. Vendimi po ashtu u përshëndet nga SHBA-tê, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian.