Gjykata e Tiranës e la në burg edukatoren Majlinda Dehima e akuzuar për dhunën ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë.
Edukatorja shprehu pendesë për ngjarjen duke i kërkuar ndjesë familjes, por para gjykatësit ajo mohoi se e ka goditur vogëlushen duke shtuar se nuk e kishte kuptuar se ajo kishte thyer këmbën.
“Nuk e kam prekur me dorë. Kërkoj ndjesë për cfarë ka ndodhur, por nuk e kam kuptuar që mitura e ka thyer këmbën.” – tha ajo.
Dehima kërkoi masë më të zbutur sigurie, kërkesë e cila u hodh poshtë.