Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa, të cilat kundërshtonin vendimin për sekuestrimin e një banese në Qerret.
Rekursi është depozituar gjithashtu edhe nga dy shoqëri që kërkuan heqjen e sekuestros së vendosur në muajin mars 2025.
Vetë Xoxa është lënë në masën e “detyrimit për t’u paraqitur” në kuadër të dosjes “Veliaj”, ku akuzohet si bashkëpunëtore në skemat e abuzimit me fondet publike.
E shoqja e ish-kryebashkiakut të Tiranës kishte kërkuar më herët edhe rikthimin e telefonit celular, kërkesë që gjithashtu u rrëzua.
Ajola Xoxa akuzohet për:
“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, sipas dosjes së SPAK-ut.