Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ndryshoi më 12 shkurt 2025 masën e sigurisë për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e kaluar nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”. Ajo duhet të paraqitet çdo të premte të parë dhe të tretë të çdo muaji para policisë.
![img44251png | Kumti](https://kumti.net/wp-content/uploads/2025/01/img_4425-1.png)
Për Veliajn, GJKKO konfirmoi masën “arrest me burg”, duke theksuar rrezikun e ndikimit të tij në hetim dhe mundësinë e përdorimit të fondeve për interesa personale.