Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri. Masa është ekzekutuar disa ditë më parë, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshime për abuzime me lejet e ndërtimit në kryeqytet.

Sipas burimeve zyrtare, vendimi vjen si pjesë e një procesi hetimor që synon të verifikojë një skemë të mundshme shkeljesh në procedurat e dhënies dhe menaxhimit të lejeve të ndërtimit në Tiranë.

Ndërkohë, organet kompetente po vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e çështjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë eventuale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *