Gjykata e Prishtinës ka vendosur të vazhdojë paraburgimin për dy muaj ndaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për spiunazh. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

Sipas Gashit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kërkoi vazhdimin e paraburgimit për Shehollin me argumentin e dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale të spiunazhit në vazhdimësi. Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të kërkesës, miratoi vazhdimin e masës së paraburgimit për dy muaj, që do të zgjasë nga 9 janari deri më 9 mars 2026.

Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 dhe më 10 tetor 2025 Gjykata i kishte caktuar një muaj paraburgim. Ai dyshohet se ka vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiç.

Sipas Prokurorisë Speciale, Sheholli ishte rekrutuar nga BIA dhe ofronte ndihmë të vazhdueshme, duke mbledhur informacione dhe dokumente mbi prona të komunitetit serb në Kosovë, aktivitete biznesore dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *