Mbledhja e këtij këshilli në Kuvendin e Shqipërisë vjen para nisjes së sezonit parlamentar me kërkesë të deputetëve të opozitës.
Ky këshill do të diskutojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese që kjo e fundit të jetë vendimmarrësi final për ligjshmërinë e mandatiti të deputetes Olta Xhaçka.
Deputetët e shumicës e cilësojnë këtë kërkesë si detyrim për deputetët kundrejt vullnetit të tyre ndërsa opozita pretendon se mandati I Olta Xhaçkës është i paligjshëm paso bashkëshorti i saj ka përfituar fonde publike si investitor strategjik.
Po ashtu opozita e akuzon Xhaçkën se ka favorizuar të shoqin duke i dhënë në pronësi prona të ushtrisë për investime private gjatë kohës kur ushtronte detyrën e ministres së Mbrojtjes.