Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë ankimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me kërkesën për heqjen e masës së sigurisë të vendosur nga SPAK.

Vendimi është marrë nga kolegji kompetent i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka kaluar çështjen për shqyrtim në seancë të plenarizuar. Sipas njoftimit zyrtar, ende nuk është caktuar data e mbajtjes së seancës gjyqësore, ku do të shqyrtohet në themel kërkesa e Veliajt.

Ky zhvillim vjen pas vendimit të 31 tetorit, kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliat nga detyra e kryebashkiakut.

Ndërkohë, SPAK vijon hetimet, duke pohuar se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar fonde të paligjshme për shkak të detyrës së tij si kryetar bashkie. Çështja mbetet nën monitorim të drejtësisë, ndërsa pritet që Gjykata Kushtetuese të vendosë për masën e sigurisë pas shqyrtimit të ankimit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *