Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot lidhur me ligjshmërinë e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e një kampi refugjatësh në Lezhë. 

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa një grup qytetarësh nga komuniteti i Lezhës dhe nga shoqëria civile po protestojnë kundër miratimit të kësaj marrëveshje. 

Aktivistja Arilda Lleshi, njëkohësisht dhe banore e Lezhës tha gjatë fjalës së saj se kjo marrëveshje nuk gëzon miratimin e komunitetit vendas dhe njëkohësisht shkel si kushtetutën e Shqipërisë ashtu dhe të drejtat për vetë emigrantët. 

Lleshi shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një opinion nga Gjykata e Strasburgut lidhur me këtë çështje. 

Lleshi po ashtu theksoi se kushtetuta e vendit tonë njeh disa të drejta bazike për emigrantët të cilat shkelen hapur nl këtë marrëveshje. Sipas saj, precedenti që parashikon marrëveshja në fjalë është i rrezikshëm, si për shtetin shqiptar, ashtu dhe për vetë emigrantët.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *