Jakup Shahu është prangosur nga uniformat blu pasi ka goditur me thike të shoqen me inicialet E.SH.

Shahu ka një të shkuar me kriminale pasi kishte kryer 13 vite burg për vrasjen e shtetasit Arjan Mejdani në vitin 2011.  

Shahu dhe e shoqja janë prindër të një fëmijë i cili nuk ndodhej në banesë në momentin kur 52-vjecari goditi të shoqen disa herë me thikë në qafë dhe trup duke i shkaktuar dëmtime të rënda. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *