Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër mashtrimit kompjuterik të organizuar përmes call center-ave, duke goditur një skemë mashtrimi ndaj shtetasve italianë dhe evropianë.

Sipas SPAK-ut, hetimi ka nisur më 9 janar 2026, pas denoncimeve dhe provave të siguruara nga gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”. Në fokus ishte një call center që operonte në godinën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë, i cili dyshohet se mashtronte qytetarë të huaj duke i bindur të investonin në platforma të rreme kriptomonedhash.

Autoritetet bëjnë me dije se aktiviteti ishte i mirëorganizuar, me staf shumëgjuhësh dhe ndarje të qartë dhe të strukturuar. Pas janë informuar se autoritetet po përgatiteshin për ndërhyrje, organizatorët dyshohet se kanë boshatisur ambientet gjatë natës së 15–16 janarit, duke transportuar pajisjet drejt një godine tjetër, “Downtown One”, në bulevardin “Bajram Curri”.

Gjatë operacionit, disa persona u kapën në flagrancë, teksa transportonin pajisje kompjuterike dhe tentonin asgjesimin e provave. Në ambientet e kontrolluara u sekuestruan kompjuterë, serverë, telefona celularë, karta SIM, dokumente dhe pajisje të tjera elektronike.

6 persona u arrestuan në flagrancë, 2 të tjerë u ndaluan, ndërsa 3 persona u shpallën në kërkim, mes tyre edhe tre vëllezërit Prekaj, të dyshuar si organizatorë të skemës kriminale.

Po ashtu, SPAK njofton se janë sekuestruar edhe automjete luksoze, përfshirë një Ferrari.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *