Një tjetër humbje e rëndësishme raportohet për Iranin, pasi zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, gjenerali Ali Mohammad Naini, ka humbur jetën gjatë sulmeve ajrore të fundit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore iraniane, të cilat e kanë cilësuar atë si “martir”.

Sipas raportimeve, Naini u vra gjatë një serie sulmesh që kanë shënjestruar qendra strategjike ushtarake në Teheran dhe në zonën e Karajit, në një periudhë të tensionuar për vendin.

I emëruar në këtë detyrë në korrik 2024, ai ishte kthyer në një nga figurat kryesore publike të Gardës Revolucionare, duke dalë shpesh me deklarata mbi fuqinë ushtarake të Iranit dhe duke paralajmëruar për kundërpërgjigje ndaj SHBA-së dhe Izraelit.

Detajet mbi rrethanat e sakta të vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa ky zhvillim vjen në mes të sulmeve të vazhdueshme ndaj strukturave ushtarake dhe drejtuesve të lartë iranianë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *