Nga Islam Lauka
Po bёhen ditё qё zhgani i servilёve tё kryeministrit Rama po e ngre atё nё qiell pёr “guximin” pёr tё shpalosur tё vёrtetёn nё Kёshillin e Europёs, si dhe “oratorinё patriotike”, tё shfaqur aty.
Qё Rama ёshtё gojёtar, ky ёshtё njё fakt i njohur. Kёtё e dёshmoi edhe nё kёtё fjalim. Por gojёtaria e tij ёshtё e mbrapshtё, jo e guximshme dhe as patriotike.
Sё pari, gjithё fjalimi i tij u ndёrtua mbi njё tё pavёrtetё: nuk ka patur rezolutё tё KiE qё miratoi raportin me shpifje kundёr UҪK-sё tё Dik Martit, siҫ deklaroi Rama me pathos nё Strasburg, por njё rezolutё me nr.1782, dt. 25.01.2011, qё titullohet, “Hetimi i pretendimeve pёr trajtim ҫnjerёzor dhe trafikim tё paligjshёm tё organeve njerёzore nё Kosovё”. Fjala “pretendime” dёshmon se KiE nuk e ka miratuar atё raport dhe “gjetjet” e tij nuk i konsideron fakte.
Sё dyti, pas akuzave kundёr Kёshillit tё Europёs vijojnё ato kundёr qeverisё sё atёhershme tё Sali Berishёs, e cila, sipas Ramёs, gjithashtu, e miratoi raportin e Dik Martit.
E vёrteta ёshtё se qeveria e atёhershme shqiptare, ashtu si KiE miratoi thjesht hetimin e pretendimeve tё Martit dhe mirё bёri. Ajo shkoi edhe mё tej, duke ftuar nё Shqipёri oganet qё kishin tagrin, personelin e duhur dhe mundёsitё pёr zhvillimin e kёtij hetimi – Tribunalin e Hagёs dhe EULEX-in. Ështё nё nderin e opozitёs sё atёhershme (socialiste) e cila sё bashku me pozitёn, miratoi nё Kuvend ligjin pёrkatёs qё u hapte rrugё kёtyre hetimeve.
Ështё kjo pёrgjegjshmёri kombёtare e ndёrkombёtare qё mundёsoi daljen nё dritё tё sё vёrtetёs dhe zhvlerёsimin e akuzave tё Dik Martit pёr trafikim organesh, deri aty, sa prokurorёt tё heqin dorё prej tyre.
A ia bёjnё ndonjёherё vetes pyetjen Rama dhe servilёt e tij, ҫfarё do tё ndodhte, nёse Shqipёria nuk do tё pranonte hetimin dhe nuk do tё bashkёpunonte pёr tё zbuluar tё vёrtetёn?
Sё treti, Rama tregohet “i guximshёm” me BE-nё, KiE-nё, si organizma kolektivё, pa emra konkretё shtetesh apo personalitetesh, por kurrё nuk ka guxuar, as nuk guxon tё kritikojё, psh. Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, kur e di shume mirё, qё Kuvendi i Kosovёs miratoi ngritjen e Dhomave tё Specializuara, jo si pasojё e presionit tё KiE-sё, por “kёshillave” pikёrisht tё Uashingtonit dhe tё ndonjё kryeqyteti tjetёr europian, para tё cilёve, kryeministri ynё me gjithё gjatёsinё e tij prej 1.98 cm nuk pёrton tё bjerё nё gjunjё para tyre. A mund ta imagjinojё kush qё fjalimin prej kaposhi nё KiE Rama ta mbajё nё Kongresin Amerikan apo nё Parlamentin Francez?
Sё katerti, gojёtaria e tij ka pasaktёsi te theksuara nё terminologjinё politike dhe shkencore, tё tilla si “konflikti humanitar” midis shqiptarёve e serbёve, “kombi kosovar”, etj.
Sё fundi, thelbi i gojёtarisё sё tij nuk ishte patriotizmi, por pёrpjekja e dёshtuar pёr tё fituar pikё, nё Shqipёri e Kosovё, pas rezistencёs pёr tё kundёrshtuar miratimin, lidhur me gjenocidin nё Srebrenicё dhe pas demaskimit tё tij me nismёn “Ballkani i Hapur”, si dhe mbrojtjen qё po i bёn Vuҫiqit pёr tё mos iu bashkuar sanksioneve perёndimore kundёr Rusisё.
Oratoria mё e mirё dhe qёndrimi politik mё i drejtё ёshtё mbёshtetja e sё vёrtetёs dhe mospёrzierja nё punёn e Gjykatёs sё Hagёs, duke e lёnё tё qetё nё dhёnien e drejtёsisё, jo mё pёr pretendimet, tashmё, tё vdekura tё Dik Martit, por pёr akuzat e Prokurorisё Speciale.