Klaus Gjasula ishte protagonisti i sfidës ndaj Kroacisë. 34-vjeçari u fut në fushë si zëvendësues ndërsa fillimisht realizoi autogolin qe i dha epërsinë 1-2 kroatëve. Në fundin e takimit, Gjasula ngriti peshë zermat e shqiptarëve duke realizuar golin e barazimit pas një krosimi të Mitajt.
Gjasula tha pas ndeshjes se fitorja ndaj kroatëve ishte shumë afër duke shtuar se ndaj Spanjës do të jetë e vështirë, por jo e pamundur.
“Ishte një lojë e shkëlqyer. Ndeshja shkoi 1-0 për ne, më pas e kthyen ata 1-2, ndërsa në fund arritëm që të barazonim. Kishim edhe disa kundërsulme të mira për të shënuar golin e tretë, pra ishte një ndeshje me shumë emocion. Minutat e para ishin të vështira, jo vetëm autogoli edhe për disa situata që si bëra mirë. Faleminderit zotit që më dha mundësinë të bëj këtë gol, një ditë historike për mua. 55-60 minutat e para bëmë një lojë më të mirë, pastaj e humbëm pak kontrollin e lojës.” – tha Gjasula.