Vedat Muriqi zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ndaj kampionëve të Realit të Madridit. 

Sulmuesi nga Prizreni shënoi golin e barazimit për Majorkën pasi madrilenët morën epërsinë me golin e Rodrigos. 

Muriqi shënoi me kokë pas një goditje këndi, ndërkohë që gjatë sfidës ishte rreziku më i madh për mbrojtjen madrilene. Krahas rrezikut në sulm, Muriqi ndihmoi dhe në fazën mbrojtëse ndërsa Mendi la Realin me 10 lojtarë në fundin e sfidës pas një ndërhyrje të ashpër pikërisht ndaj Muriqit. 

“Majorka e Muriqit i tregon kufinjtë Realit.” – shkruan Marca.

Ndërkohë Sporte.es shkruan: ”Majorka i prish algoritmin Realit të trofeve. Mjaftojnë dy anësorë të shpejtë dhe Muriqi në sulm.”

30-vjeçari shënoi golin e 28 për Majorkën me të cilën luan prej dy sezonesh e gjysmë. Për Muriqin ky ishte goli i dytë ndaj Realit të Madridit ndërsa rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe ndaj Barcelonës dhe Atletikos së Madridit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *