Ky ishte goli epik i portierit Turbin (4-2) kundër Real Madridit në sekondën e fundit të ndeshjes.

Ukrainasi Turbin u bë heroi absolut i tifozëve të Lisbonës. Jo vetëm në minutën e 98-të, por goli i realizuar prej tij kualifikoi Benfikën në play-off dhe eliminoi Real Madridin nga “Top 8” në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Benfikës, që drejtohet nga Mourinho, u rendit në vendin e 24-t, falë golavarazhit më të mirë se disa skuadra të tjera që kishin grumbulluar 9 pikë.

A ishte i përgatitur veprimi i Turbinit? “E dinim që mund të shënonte, edhe ndaj Portos ishte afër… Djaloshi e ka dëshmuar se është i aftë për ta bërë këtë, pastaj është krosimi që bën dallimin.”

“Nuk e dija që na nevojitej edhe një gol më shumë, m’u tha në minutat e fundit. Edhe nëse nuk do të shënonte ndaj tij, do të mbetej krenaria,” u shpreh Mourinho pas ndeshjes.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *