Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka vlerësuar punën e SPAK, duke e cilësuar atë si një institucion me rol thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në nivele të larta politike.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Gonzato theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një nga elementët kyç në vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimi Evropian.

Ai nënvizoi se sistemi gjyqësor është bërë më i qëndrueshëm ndaj sulmeve, pikërisht për shkak të pavarësisë së tij, por shprehu shqetësim për ndërhyrjet dhe sulmet politike ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Ne kemi thënë se gjyqësori dhe sistemi gjyqësor janë bërë më të qëndrueshëm ndaj këtyre sulmeve, sepse është një sistem i pavarur. Megjithatë, mendojmë se sulmet nga politikanët dhe ndërhyrja politike janë diçka që e shohim me shqetësim. Kjo është diçka që nuk duhet të vazhdojë”, deklaroi Gonzato.

Sipas ambasadorit, përveç ndëshkimit, duhet bërë më shumë edhe në aspektin parandalues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *