Granada po noton në ujëra të turbullta në një kohë që shanset për mbijetesë në La Lig sa vijnë dhe zvogëlohen. 

Në kushte disi më të mira duket Myrto Uzuni. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk është protagonist absolut si në sezonin e kaluar, por paraqitjet e tij mbeten ndër më të mirat në organikën e Granadas. 

“Todofichajes” shkruan se Sevilja dhe Betis janë të interesuara për shërbimet e 28-vjeçarit. Media në fjalë thekson se Sevilja ka avancuar në bisedimet për të afruar Uzunin sezonin e ardhshëm. Andaluzianët u përpoqën ta afrojnë sulmuesin që në merkaton e janarit ndërsa sezoni tjetër me shumë mundësi do e gjejë beratasin me fanellën e Seviljës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *