MilanNews.it raporton se Granit Xhaka ka shprehur dëshirën për të luajtur me Milanin pas interesimit të klubit kuqezi.
Dëshira e mesfushorit duket të jetë vendimtare në këtë tratativë, ndërsa trajneri Alegri dhe drejtori sportiv Tare e kanë vendosur emrin e Xhakës në listën e prioriteteve për mesfushën.
Përvoja e 32-vjeçarit shqiptar që luan për Zvicrën vlerësohet shumë nga Alegri, ndërsa Bayer Leverkusen e ka të vështirë të mbajë lojtarin kundër dëshirës së tij.
Po ashtu, raportohet se Milani ka ofruar 20 milionë euro për shërbimet e Ardon Jasharit.
Klubi i Luzernit kërkon 25 milionë euro për mesfushorin shqiptar, i cili po ashtu luan për Zvicrën.
Palët janë në bisedime dhe pritet të ketë zhvillime në orët në vijim.