Granit Xhaka vendosi të largohet nga Arsenali pas 7 sezoneve në Londër.
Mesfshori shqiptar që luan për përfaqësuesen e Zvicrës u zyrtarizua si lojtari më i ri i Bajer Leverkusenit në Bundesligë.
Aspirinat e drejtuar nga Ksabi Alonso paguan 25 milionë euro për shërbimet e Xhakës i cili nënshkroi një kontratë 5-vjeçare.
Xhaka luajti 297 ndeshje për Arsenalin, ndërkohë që sezonin e fundit e mbylli si nënkampion i Anglisë.
30-vjeçcari rikthehet sërish në kampionatin gjerman ku nga vitet 2014-2016 ishte pjesë e Gladbahut.