Mesfushori Granit Xhaka ka folur me superlativa për trajnerin e tij të mëparshëm te Bayer Leverkuseni, Xabi Alonso, duke zbuluar ndikimin e jashtëzakonshëm që spanjolli ka pasur në dhomën e zhveshjes dhe mentalitetin e skuadrës.
Sipas Xhakës, sa herë që Alonso hynte në zhveshtore, atmosfera ndryshonte menjëherë. Lojtarët heshtnin dhe përqendroheshin tërësisht te fjalët e tij.
“Kur Xabi Alonso hynte në zhveshtore dhe fillonte të fliste, të gjithë mbyllnin gojën dhe ishin 100% të fokusuar te ajo që thoshte”, tha Xhaka.
Ai shtoi se trajneri nuk përsëriste thjesht fjalët e të tjerëve, por gjithmonë ishte i sinqertë dhe autentik, gjë që fitonte respektin e lojtarëve.
“Ai nuk ishte i rremë, ishte një trajner i vërtetë”, përfundoi Xhaka, duke nënvizuar se sinqeriteti dhe autenticiteti i Alonsos ishin cilësitë më të spikatura që e bënin të veçantë

