Granit Xhaka është pjesë e listës së lojtarëve kandidatë për të fituar “Topin e Artë” ceremonia e të cilit zhvillohet më 28 tetor në Paris.
Kjo është hera e parë që mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën përfshihet në këtë listë.

Granit Xhaka pati një sezon të shkëlqyer me Leverkusenin duke fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën në Gjermani.
Po ashtu Xhaka u paraqit mjaft mirë edhe në “EURO 2-24” ku helvetikët u eliminuan nga Anglia në çerekfinale pas goditjes së penalltive.