Emisari për Misione të Posaçme i presidentit të SHBA-ve, Richard Grenell, vijon të sulmojë kryeministrin e Kosovës edhe dy ditë para zgjedhjeve.

Richard Grenell shkroi në “X” se Albin Kurti i çoi raportet me Shtetet e Bashkuara në pikën më të ulët dhe se ai është i dënuar nga administrata e parë e Donald Trump dhe nga ajo e Joe Biden.

Më parë, Grenell e cilësoi Kurtin si partner jo të besueshëm për SHBA-të, duke kërkuar që votuesit në Kosovë të mos e votojnë kryeministrin aktual.

Postimin e zyrtarit amerikan e shpërndau edhe i biri i presidentit Donald Trump.

Kurti u kundërpërgjigj ndaj sulmit të parë të Richard Grenell, duke deklaruar se raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve janë korrekte dhe të mira. Kurti shtoi se detyra e tij është të mbrojë para së gjithash interesin shtetëror të Kosovës.

By Editor