Mediat greke kanë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë në Greqi ku Fatmir Talellari vrau me armë gjahu kunatin e tij, Erjon Pelivani pasi mësoi se ky i fundit i përdhunonte të bijën prej 9 vitesh.
Vajza 18-vjeçare e Talellarit nga martesa e dytë i kishte rrëfyer të atit se Pelivani kishte abuzuar me të që në moshën 9-vjeçare dhe se kohët e fundit e shantazhonte me video intime duke I kërkuar shuma parash si kërcënim për mospublikim e tyre.
I tronditur nga rrëfimi i së bijës, Talellarii i ka kërkuar takim vëllait të gruas së tij në një pikë servisi makinash në Volos.
Fillimisht mes të dyve ka patur një debat të ashpër, ndërsa Talellari e ka goditur Pelivanin me tytën e armës së gjahut. Pelivani ka tentuar t’i heqë armën nga duart dhe në këtë moment Talellari e ka qëlluar për vdekje me një plumb të vetëm.