Kryendeshja e javës në Premier Ligë prodhoi një barazim pa gola mes Mançster Sitit dhe Arsenalit, rezultat që i dha mundësinë Liverpulit të rimarrë kryesimin pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj Brajtonit. 

Pep Guardiola tha për “Sky-n” se skuadra e tij u përpoq për tri pikët, por Arsenali nuk gaboi asgjë për 90 minuta duke bllokuar manovrën sulmuese të djemve të tij. 

“Ata kishin një ose dy raste me kundërsulme, ndërsa ne patëm qarkullimin e topit dhe pak raste. Nuk na lejuan të dalim në lojën tonë. Kanë lojtarë me shumë cilësi, sidomos dyshja e tyre në qendër të mesfushës Rajs dhe Zhorzhinjo kryen një punë të madhe duke bllokuar aksionet tona. Edhe ndeshja e fazës së parë pati të njejtën panoramë. Besoj se asgjë nuk është mbyllur. Janë dhe 9 javë për t’u luajtur, të shohim.” – tha Guardiola. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *