Mançester Siti triumfoi 3-0 në aktin e parë të çerekfinales së championsit ndaj Bajernit të Mynihut.

Rodri, Bernardo Silva dhe Haland shënuan për anglezët duke hedhur një hap të madh drejt kalimit në gjysmëfinale.

Euforinë në radhët e qytetarëve e frenoi tekniku, Pep Guardiola i cili tha pas ndeshjes se sfida e kthimit në Mynih do të jetë një mision i vështirë.

“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm, por e di shumë mirë se çfarë do të thotë të shkosh të luash në Mynih. Ne e dimë se çfarë cilësie kanë ata dhe do të përpiqemi të përgatitemi për të luftuar. Kam jetuar dy vjet në Mynih, e di se çfarë mentaliteti kanë. Asgjë nuk ka përfunduar ende.”- u shpreh Guardiola.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *