Pep Guardiloa nuk i kurseu elozhet për Josko Gvardiol. 

Qendërmbrojtësi kroat erdhi nga Lajpcigu për 90 milionë euro, ndërsa tekniku i Mançester Sitit shprehet i befasuar nga përshtatja e tij e shpejtë me grupin. Guardiola shtoi se Gvardiol mund të luajë  dhe si mesfushor. 

“Klubi duhet përgëzuar që solli një lojtar me cilësitë e tij. Ka pak kohë në skuadër, por na ka befasuar të gjithëve sa shpejt është përshtatur. Mund të them se krahas mbrojtjes, ai mund të luajë dhe në mesfushë pasi ka shumë cilësi.” – the tekniku spanjoll. 

Një nga mjeshtëritë e Guardiolës duket aftësia për të shndërruar mbrotësit në mesfushorë.

Fillimisht ai kaloi Filip Lam nga mbrojta në mesfushë si trajner i Bajernit të Mynihut. Sezonin e kaluar, Xhon Stons, qendërmbrojtësi potent i Sitit i mahniti të gjithë me paraqitjet e tij si mesfushor, ndërsa prova e radhës pritet të jetë ajo me Josko Gvardiol.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *