Të shumtë janë zërat që pretendojnë se sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për Pep Guardiolën në drejtimin e Manchester City-t.
Vetë trajneri katalanas e pranoi se, pas largimit nga drejtimi i “qytetarëve”, do të marrë një pushim me afat të pacaktuar.
Guardiola shtoi se puna e trajnerit të shteron energjitë dhe është ndër punët më të lodhshme.
“Nuk kam thënë që do të largohem tani ose në fund të sezonit. Po them që, kur të mbarojë koha ime këtu, nuk e di nëse do të jetë për një, dy, tre, katër, pesë apo gjashtë vite… Do të bëj një pushim. Nuk do të pensionohem, por është e sigurt që do të bëj një pushim. Njerëzit le të më kujtojnë si të duan. Shpresoj që tifozët e Barcelonës, Bayern-it të Mynihut dhe Manchester City-t të kenë kaluar mirë duke parë skuadrat e mia duke luajtur,” – u shpreh Guardiola.