Këtë deklaratë lëshoi Vinçenzo Matrone, gazetari italian afër klubit të Milanit në një intervistë për ‘Calciomercato”. 

Sipas tij klubi shumë shpejt mund të ndryshojë pronarë, ndërsa Stefano Pioli vështirë se mund të qëndrojë sërish në stolin kuqezi. 

Sipas tij, Pep Guardiola do e mirëpriste një kalim në Itali ku jeton dhe familja e tij.

“Duke marrë parasysh faktin që po flitet për disa pronarë të rinj, nuk e përjashtojmë mundësinë që Guardiola të bëhet trajneri i Milanit. Këtë gjë nuk e shikoj të pamundur. Ai mund të vijë dhe të jetojë pranë familjes së tij që qëndron në Itali. Nuk do të fitojë aq sa fiton në Angli te Siti, por tashmë rroga nuk duket më problem për katalanasin.” – tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *