Trajneri i Mançester Sitit tha para gazetarëve se mesfushori spanjoll i qytetarëve dhe përfaqësueses së Spanjës e meriton plotësisht çmimin më të rëndësishëm individual për lojtarët.
Sipas Pep Guardiolës, Rodri ka dhënë më shumë se lojtare pretendentë si Vinicius apo Belingam.
“Rodri e meriton ‘Topin e Artë’, por ndoshta edhe dikush tjetër. Rodri jo vetëm që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, ai tashmë ka pasur shumë sezone të shkëlqyera në Premier Ligë dhe veçanërisht në Kampionatin Evropian, të cilin e fitoi.” – shpreh tekniku spanjoll.