Arsenali prej muajsh e kërkonte, ndërsa Viktor Gyokeres refuzoi çdo ofertë tjetër, duke zgjedhur vetëm “Topçinjtë” e Londrës.
Tashmë gjithçka është përfunduar dhe sulmuesi suedez do të jetë pjesë e skuadrës së Mikel Artetës.
“The Athletic” raporton se sulmuesi 27-vjeçar do të kryejë testet mjekësore në Londër, ndërkohë që Arsenali do të derdhë 64 milionë euro në arkën e Sportingut të Lisbonës.
Gyokeres do të mbajë veshur fanellën me numrin 14, e cila u mbajt për shumë sezone nga një ikonë e ekipit të Arsenalit si Thierry Henry.
Për Gyokeres pati një ankand të vërtetë në merkato, pasi ai u kërkua nga ekipe të Premier Ligës, La Ligës dhe Serisë A.