Videoja nga fundi i intervistës së Xho Bajden në kanalin ‘MSNBC’ po bën xhiron e botës. Presidenti i SHBA-ve, pasi përfundoi intervistën e tij, u largua para se prezantuesja të jepte reklamat.
Bajden u pa të kalonte para prezantueses të cilës i shtrëngoi dorën duke krijuar një situatë të sikletshme për të dy protagonistët.
Kjo situatë e ka vendosur kreun e Shtëpisë së Bardhë sërish në qendër të debatit publik duke vënë për të disatën herë në dyshim aftësinë e tij për të drejtuar shtetin më të fuqishëm në botë.
Bajden nga ana e tij nuk duket të jetë ndikuar aspak nga skepticizmi i ngritur rreth tij duke deklaruar se synon një mandat të dytë si president i SHBA-ve.