Presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden vijon të jetë protagonist me veprimet dhe fjalimet e tij ku bien në sy fraza dhe veprime të pazakonta për sjelljen e një presidenti.
Duke folur në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, Bajden kërkoi ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, ndërkohë që gjatë fjalës së tij ngatërroi audiencën kur e mbylli fjalimin me frazën: “Zoti e ruan Mbretëreshën”.
Zëvendës-sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti “po i komentonte dikujt në turmë”.
Monarku aktual i Mbretërisë së Bashkuar është Mbreti Çarls i III-të, pasi nëna e tij, Mbretëresha Elizabetë e II–të ndërroi jetë në shtator të vitit të kaluar.