Haxhi Hafiz Sabri Koci, the Mufti (Chief Imam) of Albania, with his wife Naime at home in Tirana. Just released after 21 years in prison where he worked for 20 years as an electrician in the labour camps. 'When they released me I didn't know my children, my family could never afford to visit me, as I was always held too far away from where they lived.' (Photo by In Pictures Ltd./Corbis via Getty Images)

Hafiz Sabri Koçi u lind në vitin 1921 dhe u nda nga jeta më 18 qershor 2004. U arrestua në 4.6.1966, nën akuzën: “Tradhti ndaj atdheut, mbetur në fazën e përgatitjes, agjitacion e propagandë ndaj pushtetit popullor” dhe u dënua me 22 vite burg. Kur u lirua, më 22.10.1986, në moshën 65-vjeçare, nisi të punonte në lavatriçen e larjes së zhavorrit në ndërmarrjen e parafabrikateve bujqësore. Në burg vazhdoi të praktikonte besimin e tij, duke u falur në një magazinë sekrete që e kishte krijuar mes banjove dhe duke agjëruar, dhe pse hante vetëm një kokërr qepë, një copë bukë dhe një gotë kos në ditë. Të burgosurit madje kujtojnë që një herë, kur polici e kishte lënë vetëm gjatë një riparimi hidraulik larg rrethimit, ai ishte kthyer vetë në kamp.

Më 16 nëntor 1990 drejtoi ceremoninë e parë fetare myslimane në Shkodër. E ka quajtur ditën më të lumtur të jetës së tij. Gjatë një interviste e pyetën: “A menduat për pasojat që mund të kishit në drejtimin e kësaj ceremonie?”. Ai u përgjigj: “Duke kujtuar të gjitha vuajtjet e mundimet nuk kisha se çfarë të humbja. I përkrahur nga djemtë dhe i ftuar nga rinia e mrekullueshme shkodrane, unë e ndieja veten superior ndaj atyre që duhej të kisha frikë”.

Referuar në kujto.al

Kumti.net uron festën e Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *