#image_title

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje nominoi Hajrulla Çekun si kandidatin e kësaj force politike për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lajmin e konfirmoi drejtuesi i kësaj partie për Prishtinën, Arben Vitia.

Mbështetje për kandidaturën e Çekut shprehu edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Hajrulla Çeku ka ushtruar detyrën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Krahas Çekut, në garën për Prishtinën pritet të rikandidojë kryetari aktual, Përparim Rama nga LDK, Uran Ismajli nga PDK dhe Bekë Berisha nga AAK.

By Editor