Ish-sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Turqisë, Hakan Şükür, ka vlerësuar maksimalisht Kombëtaren e Kosovës përpara përballjes mes dy ekipeve.

Sipas tij, Kosova ka treguar cilësi të lartë në një grup të fortë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, duke përfunduar në vendin e dytë dhe duke qenë shumë pranë kreut.

“Kosova ka një ekip të fortë. Doli në vend të dytë në një grup mjaft të vështirë, madje mund të përfundonte edhe e para. Turqia do të ketë punë mjaft të vështirë, sepse ndeshje si kjo nuk janë kualifikuese për Botërorin. Janë ndeshje që vendosen nga kushte dhe rrethana të tjera,” u shpreh ai.

Şükür foli edhe për lidhjen e tij personale me Kosovën, duke theksuar origjinën e familjes së tij.

“Kosova është atdheu i babait tim. Babai im ka lindur në Prishtinë. Arritjet e Kosovës nuk duhet të nënvlerësohen. Është një vend që vjen nga ish-Jugosllavia, një tokë me shumë talente,” deklaroi ish-futbollisti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *