Grupimi i hakerave “Anonymous” nuk ka të ndalur në publikimet e tij. Së fundmi ky grup ka shpërndarë një link me informacione të klasifikuara të qeverisë së Serbisë. Në një mesazh publik, “Anonymous” ka theksuar se kanë arritur të thyejnë adresat elektronike të qindar zyrtarëve serbë. Grupimi ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç si marionetë të Vladimir Putinit.
Në mesazh thuhet se përpjekjet e Vuçiçit për të destabilizuar rajonin për interesa të Rusisë do të përballen me të tjera publikime të dokumenteve sekrete të qeverisë serbe në të ardhmen.
“Autokrati serb Aleksandar Vuçiç, marioneta e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, por për të do të jetë vetëvrasje. Që kur filloi lufta në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend që zyrtarisht mban marrëdhënie të mira me Rusinë, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.”- thuhej në mesazh.