Në një deklaratë të ashpër gjatë emisionit “Konfront”, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka sulmuar drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti, duke aluduar në gjendjen e tij mendore dhe duke thënë se ai “duhet të trajtohet në aspekt psikologjik”.
“Është një parti e papërgjegjshme dhe një kryeministër që duhet të trajtohet në një variant tjetër, qoftë ai edhe psikologjik. Nuk e kuptoj ndryshe. Ka liderë shteti që janë të sëmurë. Ai të shkojë te doktori, të bëjë kontroll te mjeku, njerëz jemi, kemi probleme me shëndetin, burgu e ka bë të veten, njerëzit e bëjnë të vetën…”, u shpreh Haliti.
Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të shumta, duke u cilësuar si sulm personal dhe gjuhë e papërshtatshme për debatin politik.

