Zyrtari i lartë i Hamasit, Khalil al-Hayya është shprehur ditën e sotshme se po shqyrtohet propozimi i Izraelit për armëpushim në Gaza.
Akoma nuk janë bërë të ditura hollësi rreth ofertës së Izraelit, i cili erdhi si përgjigje ndaj propozimit të Hamasit të bërë dy javë më parë.
Burim bëjnë me dije se Egjipti ka rritur përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës disamujore dhe për ta parandaluar një pushtim të mundshëm tokësor të qytetit jugor të Gazës, Rafah.